Mëngjes në dritare (T. S. Eliot)
Dhe përgjatë qosheve të shkelura të rrugës
Jam i vetëdijshëm për shpirtrat e rënë të shërbëtoreve
Që rriten pa shpresë brenda gardheve.
Valët e kafta të mjegullës më sjellin rastësisht
Fytyrat e ndrydhura nga poshtë rrugës,
Dhe i shkulin një kalimtareje me fund të baltosur
Një buzëqeshje të paqëllimtë që sillet n’ajër
Dhe zhduket përgjatë lartësisë së çative.
Burimi: Poetry-Archive
Përkthyer amatorisht nga Korbi

